11:36 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ymeri: Inatet fëmijërore na kanë sjell në gjendjen që jemi sot

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, njëherish deputet, Visar Ymeri në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit, ka thënë disa fjalë për dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se tash e sa muaj, Kosova është përqendruar në atë se çka do të pranoj, por asnjëherë nuk ka biseduar për ata se çka dëshiron dhe çka synon të arrij, raporton Indeksonline.

Sipas tij, si gjithmonë, për Kosovën të tjerët kanë projekte, kurse vendi vetëm i pranon.

“Nga korriku grupi ynë ka kërkuar debat për ti kaluar kompetencat kuvendit për dialog, e cila pastaj do të bënte një rezolutë për mbrojtjen e interesit të republikës, e që do të ishte faza përfundimtare e dialogut me Serbinë. Shkurpamësia e inatet fëmijërore, si dhe mos serioziteti e spostuan këtë kërkesë deri këtu ku jemi sot. Vullnet e seriozit shpresoj të fillojmë të kemi nga sot”, ka theksuar Ymeri.

Sipas tij, tani e tutje diskutimi kryesor duhet të bëhet për atë se çka është në të mirë për republikën dhe qytetarët e saj pa asnjë dallim. /Indeksonline/

Temat: