22:59 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

YouTube do të fshehë numrin e saktë të ndjekësve

Në përpjekje për të eliminuar presionin ndaj krijuesve, YouTube do të ndryshojë mënyrën sesi tregon se sa ndjekës ka një llogari.

Gjatë Shtatorit platforma do të ndryshojë matësit e popullaritetit: për shembull nëse një krijues ka 1,234,567 ndjekës, shikuesit do të shohin një numër 1.23M.

Ndryshimi i YouTube ishte paralajmëruar që prej muajit Maj, por dha më shumë detaje këtë javë. Por përdoruesit e platformës nuk janë të kënaqur.

Kur u lajmërua ndryshimi për herë të parë, YouTube tha se shpresonte që të krijojë një konsistencë mes aplikacioneve desktop dhe atyre mobile. Tashmë thotë se përtej kësaj, eliminon stresin tek krijuesit.

Në Prill Instagram testoi një funksion të ngjashëm i cili fshehu pëlqimet nga shikuesit e tjerë, por YouTube-rët thonë se krijuesit ende mund të shohin sesa ndjekës kanë në YouTube Studio dhe Analytics.

Prandaj nëse janë të fiksuar me numrin e ndjekësve, kjo nuk ka për të ndihmuar aspak. Vetëm mbi llogaritë me më shumë se 1,000 ndjekës do të aplikohet ndryshimi i ri por edhe mbi Shërbimin YouTube Data API përdorur nga platforma si Social Blade të cilët gjurmojnë numrin e ndjekësve në rrjetet sociale.