20:42 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Z Mobile Prishtina mposht Steauan, siguron kualifikimin tutje

Pas fitores madhështore në Rumani, Z Mobile Prishtina ka mposhtur Steaua Bucurestin sërish, kësaj radhe në kryeqytet.

Prishtina arriti fitore në këtë takim me rezultat 74:69, kështu duke u bërë lidere e Grupit E.

Më të dalluarit të bardhekaltrit sonte ishin Dardan Berisha me 16 pikë e 3 asistime dhe Denis Krestinin e Demario Mayfield me nga 15 sosh. Mayfield përfundoi ndeshjen me “double-double”, duke regjistruar edhe 11 kërcime.

Nesër mbrëma luhet ndeshja tjetër në kuadër të Grupit E, ku Bakken Bears pret ekipin ukrainas Chekarsi Mavpy.

Z Mobile Prishtina tashmë e ka siguruar kualifikimin tutje në FIBA Europe Cup, duke zënë vend në mesin e 16 skuadrave që do të vazhdojnë garat në këtë kompeticion. /IndeksOnline/