22:14 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Z Mobile Prishtina shënon fitoren e pestë

Z Mobile Prishtina e ka shënuar fitoren e pestë në po aq ndeshje të kampionatit të sivjetmë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në ndeshjen e zhvilluar në Palestrën “13 Qershori” në Therandë, kryeqytetasit shënuan fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 82:64 dhe e kryesojnë renditjen me 10 pikë, dy më shumë se Rahoveci që nesër luan me Ponte Prizrenin.

Demario Mayfield me 24 dhe Khalid Boukichou me 23 pikë ishin më efikasit te Z Mobile Prishtina, ndërsa Robert Jones me 22 pikë u dallua te Golden Eagle Ylli.