75 Mall Live Search
13:51 / E Martë, 17 Mars 2026 / G T

Zabërgja futbollisti i parë që ftohet nga Kosova për ndeshjet e muajit mars

Futbollisti i Metalist-it 1925, Baton Zabërgja është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e muajit mars.

Këtë e ka bërë të ditur vet klubi ukrainas përmes rrjeteve sociale, shkruan Indeksonline

Zabërgja është rikthyer fuqishëm nga lëndimi dhe po kalon momente fantastike te klubi i Metalist 1925.

Kujtojmë që Kosova ndeshjen ndaj Sllovakisë e luan më 26 mars dhe në rast fitoreje, në finalen e play-offit luan me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani./Indeksonline/