Zaev fton Haradinajn për mbledhje të përbashkët të dy qeverive
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është duke realizuar një vizitë në Kosovë.
Pas pritjes nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, Zaev dhe ky i fundit i janë drejtuar gazetarëve në një konferencë për media.
Me këtë rast ndër të tjerash, Zaev ka bërë të ditur se ka ftuar Haradinajn për një vizitë në Maqedoni si dhe për mbajtjen e një mbledhje të përbashkët në mes dy vendeve, shkruan Indeksonline.
“Në fillim të.vitit të ardhshëm dua ta ftoj Ramush Haradinaj për Maqedoni si dhe për mbledhje të përbshkëta, ka thënë Zaev./Indeksonline/