20:09 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zaev: Nëse Referendumi shkon në Parlament dhe nuk votohet, shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Pas mbylljes së votimeve në Maqedoni, kryeministri Zoran Zaev ka thënë se referendumi i sotëm ishte i suksesshëm edhe pse pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme.

Zaev ka deklaruar se ai respekton vullnetin e qytetarëve dhe se çështja do t’i kalojë Kuvendit dhe nëse Kuvendi nuk e zgjidh atëherë vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentar, shkruan Indeksonline.

“Uroj qytetarët, dita e sotme ka qenë e suksesshme për demokracinë, dhe e suksesshme për një Maqedoni evropiane. Suksesi është i përbashkët, i gjithë qytetarëve pa dallim”, ka thënë Zaev.

Ai poashtu ka përmendur edhe bojkotin e organizuar nga kryesia e VMRO-DPMN-së.

“Do të presim disa orë për rezultatet përfundimtare. Presim të gjithë të kemi një shumicë të madhe nga ajo që kanë votuar. E kemi të qartë të ardhmen tonë, vota e deputetëve duhet të jetë me përgjegjësi. Pres që deputetët e VMRO-DPMN-së, të respektojnë votën përndryshe do të përdorim veglën tonë, zgjedhje të menjëhershme, të parakohshme”, ka përfunduar Zaev para medieve.

Duhet shtuar se në Maqedoni sot është votuar për marrëveshje me Greqinë, në mënyrë që emri Maqedoni në shndërrohet në Maqedonia veriore./Indeksonline/