13:42 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zaev optimist se Gruevski do të ekstradohet dhe do të vuajë dënimin e merituar

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev shprehet optimist se Nikolla Gruesvki herët a vonë do të kthehet në vend dhe do të vuajë dënimin e merituar.

Sipas tij Hungaria si shtet i BE-së nuk do të lejojë që të shkelen marrëveshjet ndërkombëtare.

Zaev madje konfirmoi se ministri i brendshëm i Hungarisë ka kërkuar nga ministri i brendshëm Oliver Spasovski të dhëna rreth Gruevskit, se për cilat vepra dhe për çka gjykohet.