12:39 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zafir Berisha: Është momenti që klasa politike t’i lërë anash inatet e të bashkohet për interes të vendit

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar për situatën e fundit politike në vend duke thënë se dikush po përpiqet që ta dobësojë pozicionin e Kosovës në bisedimet finale me Serbinë. Kjo, sipas tij do të duhej të shërbente si mesazh i mjaftueshëm për klasën politike në vend që t’i lërë anash inatet personale e meskine duke e vënë në rend të parë interesin e vendit, transmeton IndeksOnline.

Sipas tij të gjitha këto përpjekje për të dëmtuar shtetin e Kosovës, do të dështojnë si shumë të tjera.

“Ndërsa ‘skenarët dhe skenaristët’, që po mundohen me shantazhue përmes Gjykatës politike të Hagës si dhe me e shmang atë që bëri historinë e Kosovës, duhet ta dinë atë që thotë populli: nuk bëhet pzar pa hanxhiun…! Gjakovarët e kanë një shprehje kur shkojnë me ble diçka ‘e ke ba vetë apo ta ka lanë baba’”! ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë i tij:

Ofensiva politike e diplomatike që është në rritje kohëve të fundit nga qarqe të caktuar për dobësimen e pozicionit të Kosovës në bisedimet finale me Serbin, besoj se është mesazh i mjaftueshëm që klasa politike në Kosovë ta kuptoj se është momenti që t’i lemë anash inatet personale e meskine karshi interesit të vendit që duhet të jetë në rend të parë. Përpjekjet për të dëmtuar shtetin e Kosovës dhe pozicionin e saj në këto momente delikate, duke sulmuar ADN e këtij shteti, do dështojn si shumë projekte tjera ogurzeza! Kryeministri Hoti dhe gjithë të tjerët besoj e dijn mirë se nuk ka bisedime me Serbin pa UÇK-në në tavolin e bisedimeve. Ndërsa “skenarët dhe skenaristët” që po mundohen me shantazhu përmes gjykatës politike të Hagës si dhe me e shmangën atë që bëri historin e Kosovës, duhet ta dijn atë që thotë populli: nuk bëhet pzarë pa hangjin…! Gjakovarët e kanë një shprehje kur shkojn me blerë diçka “e ke bë vetë apo ta ka lenë baba”!!! Zafa