75 Mall Live Search
20:41 / E Martë, 02 Qershor 2026 / B XH

Zafir Berisha i pranishëm në tubimin e Aleancës në Prizren

Ish-deputeti dhe figura e njohur politike e rajonit të Prizrenit, Zafir Berisha, po merr pjesë në tubimin elektoral të Aleancës në Prizren.

Përmes kësaj pranie, Berisha ka konfirmuar mbështetjen e tij të hapur publike për këtë subjekt politik në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Ndonëse ka sqaruar se nuk është pjesë e strukturave të brendshme partiake, Berisha u ka bërë thirrje mbështetësve të tij të votojnë listën e Aleancës.

Ky pozicionim vjen në përkrahje të vizionit të udhëhequr nga kryetari i ri i partisë, Ardian Gjini, dhe Kryetari i Nderit (ish-kryetari), Ramush Haradinaj.