08:51 / E Premte, 10 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zafir Berisha tregon se kë e mbështetë në Prizren

Nisma për Kosovën dhe Vetëvendosje në Prizren kanë arritur marrëveshje.

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha për Indeksonline ka konfirmuar se do ta mbështesë në balotazh kandidatin e Vetëvendosjes, Mytaher Haskukën.

“Po është e vërtetë që kemi bërë marrëveshje me Vetëvendosjen. Këtë do ta zyrtarizojmë në ora 14:30, ku do t’i shpalosim detajet e saj.” ka thënë Berisha.

Kandidati i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka dhe ai i PDK-së, Shaqir Totaj, do të përballen në balotazh me 19 nëntor të këtij viti./Indeksonline/