19:02 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zaimina Vasjari një kukull ‘Barbie’, fytyra e saj duket aq ndryshe

Kohë më parë ajo u bë nënë për herë të parë, por arriti që shumë shpejt të rikthej linjat.

Zaimina Vasjari njihet si një nga femrat më seksi shqiptare dhe këtë e tregon në çdo paraqitje publike që bën, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja e njohur përveç formave seksi, ka edhe një fytyrë të bukur e që shpesh është përfolur për ndërhyrjet që ka bërë.

Në një imazh të publikuar së fundi, Zaimina dukej shumë ndryshe në fytyrë edhe pse grimi i shkonte mjaft me veshjen që kishte përzgjedhur.

Ndryshe, Zaimina prej kohësh nuk ka sjellur një projekt të ri muzikor duke iu përkushtuar familjes dhe vajzës së vogël./IndeksOnline/