23:16 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zakonet e përditshme të vajzave që kanë fytyrë perfekte, pa njolla kafe e puçrra

Të gjithë kemi një shoqe me lëkurën e fytyrës perfekte, nuk i dalin asnjëherë puçrra ndërkohë që nuk kujdeset për të aq shumë sa mund të mëndojmë. Ndoshta gabimi që bëjnë shumë prej jush është që mendojnë se të kesh puçrra do të thotë të mos jesh e pastër apo të mos kujdesesh mjaftueshëm për fytyrën. Ndonjëherë trajtimi i tepërt çon në acarimin e fytyrës, shtojmë këtu stresin që kalojmë duke e parë atë ndikon në shtimin e akneve. Më poshtë do të niheni me “zakonet” e atyre personave të cilat pa u kujdesur shumë kanë një fytyrë perfekte.
1.Pastrojnë celularin: Mos u shqetësoni nqs nuk e kishit degjuar më parë. Është e vërtetë celulari ka shumë shumë baktere të cilat merren nga vëndet e ndryshme që e vendosim. Kontakti me fytyrën i cili mund të jetë dhe i shpeshtë nuk është shumë I këshillueshëm.
2.Nuk e prekin kurrë fytyrën me duar: Jo vetëm celulari, por edhe duart janë pjesa e e trupit që është më në kontakt me çdo gjë të ambientit të jashtëm ndaj dhe do ishte mirë t’i lanim ato sa më shumë të mundemi. Si dhe mos ta prekim fytyrën shumë shpesh.

image
3.Ndërrojnë këllëfin e jastëkut sa herë të munden: Dhe pse mund të jeni shumë të kujdesshëm me larjen e fytyrës përpara se të flini, nuk ka efekt nëse këllëfi i jastëkut tuaj ka të gjitha bakteret e një nate më parë. Pa përmendur që shpeshherë flini pa hequr tualetin. Bëhuni më të kujdesshëm dhe do të keni rezultate.

67cd88 d39f752fdb0d46378a39414e56a4d066 mv2
4.Nuk i ngacmojnë puçrat me duar: Po, e dimë që ja u thonë të gjithë, por nuk e bëni kurrë! Gjithmonë i shtypni puçrrat sepse ju prishin bukurinë. Shtypja e tyre krijon shenja të cilat do t’ju duhet shumë kohë që t’i hiqni. Më mirë mos t’i prekni dhe shmangni të gjithë këtë proces dytësor.