75 Mall Live Search
15:33 / E Enjte, 20 Qershor 2024 / LB

Zambia vret dy luanë endacakë që nxitën mbylljen e shkollave

Autoritetet e Zambisë kanë vrarë dy luanë endacakë që shkaktuan frikë në rajonin perëndimor të Zambezit, duke nxitur planet për mbylljen e shkollave aty pranë.

Dy luanët, që thuhet se kanë ikur nga Parku Kombëtar Kafue, vranë 16 lopë në një hark kohor prej dy javësh.

Një banor i tha transmetuesit shtetëror ZNBC se disa njerëz ishin të shqetësuar për të lënë shtëpitë e tyre. Autoritetet kishin njoftuar një plan për mbylljen e disa shkollave në zonë si masë paraprake.

“Ekziston një rrezik real që nxënësit mund të sulmohen gjatë rrugës për në shkollë”, citohet të ketë thënë komisioneri i qarkut, Simeon Machayi.

“Për të mbrojtur jetën e njerëzve, disa shkolla do të mbyllen si masë paraprake”, tha ai.