14:45 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zaniolo “shënjestrohet” nga dy gjigantët evropian

Sipas raportimeve nga Il Messaggero, PSG dhe Manchester United kanë shënjestruar Nicolò Zaniolon e Romës.

Zaniolo ka bërë përshtypje si për klubin ashtu edhe për kombëtaren këtë vit, i cili logjikisht do t’i sjellë vëmendjen e klubeve të mëdha tek ai.

Sidoqoftë, lojtari i Romës kohët e fundit shprehu dashurinë e tij për Giallorossi duke thënë se “Unë jam shumë i lumtur te Roma” dhe “Unë do ta puth simbolin e Romës pas çdo goli që shënoj”./Indeksonline/