13:05 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zarfet e ardhura nga Serbia që shkaktuan alergji te zyrtarët e KQZ-së, ndërpresin procesin e verifikimit të votave

Procesi i verifikimit të votave është ndërprerë pas kundërmimit të zarfeve të ardhura nga Serbia.

Nga kjo raportohet se disa zyrtar kanë marr alergji nëpër duar, transmeton Telegrafi.

“Është ndërpre procesi i verifikimit të votave të zarfeve të ardhura nga Serbia. Nuk ka të bëjë një herë me helmim, është vetëm alergji. Lajmi që po qarkullon është i pavërtetë, pastaj që verifikohen diçka më shumë prej analizave është çështje tjetër. Njëherë, simptomat e para javë vetëm alergji nëpër duar, nuk ka asgjë më shumë, tash çka del nga testet unë nuk mund ta di”, tha Buzhala zyrtarë nga Divizioni i Shërbimit të Votuesve në KQZ.

Në Qendrën e Verifikimit të Votave ka filluar procesi i verifikimit të votave të ardhura nga Serbia me postë për zgjedhjet e 6 tetorit.