15:56 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Zayn Malik i takon të kaluarës, Gigi Hadid gjen dashurinë e re

Modelja e njohur është kthyer në qendrën e vëmendjes së lajmeve rozë të cilat fokusin kryesor e kanë në jetën e saj personale.

Gigi Hadid dhe Tyler Cameron nga show i njohur amerikan “The Bachelorette” janë fotografuar në New York City bashkë me disa miq të martën në mbrëmje.

Dyshja e njohur u kapën në Manhattan vijnë vetëm disa orë pasi Gigi dhe Tyler u vunë re teksa dilnin nga apartamenti i modeles të martën në mëngjes në qytetin e New York-ut.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar asgjë për lidhjen e tyre, burime e afërta me çiftin tregojnë se ata po kalojnë kohë të mirë duke u njohur së bashku.

Kujtojmë që pas thashethemeve për lidhjen e re të Gigi, ish i dashuri Zayn Malik ka nxjerrë në shitje shtëpinë ku ai dhe modelja kishin jetuar./Indeksonline/