08:11 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Zbardhen shifrat marramendëse, udhëtimet dhe drekat e gjyqtarëve me paratë publike

Anëtarët dhe stafi i dy organeve më të larta të sistemit aktual të drejtësisë, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme nga paratë publike, gjatë vitit 2017.

Bëhet fjale për udhëtime brenda dhe jashtë vendit, për dreka dhe darka, pritje dhe përcjellje, shpërblime për punën jashtë orarit, shpenzime telefonike, shpenzime të tjera transporti etj. Kujtojmë se, 2017 është viti i fundit i funksionimit për KLD, pasi ky institucion do të shkrihet, për t’u zëvendësuar me Këshilli e Lartë Gjyqësor, ndërsa fati i anëtarëve të Gjykatës së Lartë do të përcaktohet nga procesi i Vetingut. Gjithsesi, nga të dhënat që ka siguruar Shqiptarja.com, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe stafi kanë udhëtuar 6 herë jashtë vendit dhe 15 herë brenda vendit me paratë publike.Sipas rasteve, shumat e shpenzuara për bileta avioni janë 71,000 lekë, 83,900 lekë, 61,200 lekë, 151,420 lekë, 149,000 lekë, 89,780 lekë dhe 963,700 lekë. Disa nga udhëtimet brenda vendit kanë kushtuar se ato jashtë vendit, për shkak të përfshirjes së fjetjes dhe drekave dhe darkave. Ndërkaq, anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe stafi, gjatë vitit 2017, kanë udhëtuar me paratë publike 22 herë jashtë vendit si dhe katër herë brenda vendit.Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shpenzuar për pritje të përcjellje, ku përfshihen edhe drekat dhe darka, shumat 239,038 lekë dhe 65,400 lekë. Gjykata e Larta deklaron 24 fatura për pritje dhe përcjellje, në shumat 34 000 lekë, 72, 000 lekë, 30 600 lekë, 44 100 lekë, 43 650 lekë, 44 000 lekë, 249 480 lekë, 58 050 lekë, 63 000 lekë etj.Gjykata e Lartë ka shpenzuar shuma të konsiderueshme nga paratë publike edhe për shpërblime për punën jashtë orarit, konkretisht 17,000 lekë, 7,000 lekë, 30,000 lekë, 120,000 lekë, 50,000 lekë, 8 500 lekë, 8 500 lekë, 40,000 lekë, 80 000 lekë etj.Por, Këshilli i Lartë i Drejtësisë deklaron më shumë shpenzime se sa Gjykata e Lartë s ai takon honorareve. KLD deklaron shumat 195,500 lekë, 348,500 lekë, 59,500 lekë, 8,500 lekë, 42,500 lekë, 8,500 lekë, 8,500 lekë, 8,500 lekë, 8,500 lekë, 8,500 lekë, 8,500 lekë etj. Dy institucionet kanë shpenzuar edhe për orendi zyre.Buxheti për vitin 2018Për vitin 2018, i miratuar për Këshillin e Lartë të Drejtësisë është 93 milionë lekë, Ku parashikon një rritje me 0,45 % kundrejt buxhetit të miratuar për vitin 2017. Këshilli i Lartë të Drejtësisë, me anë të një shkrese zyrtare drejtuar Komisionit të Ligjeve është shprehur se fondet buxhetore për këtë institucion plotësojnë kërkesat për një funksionim normal të punës në arritjen e objektivave për vitin 2018, deri në krijimin e institucionit të ri. Ndërsa buxheti i miratuar për pushtetet e tjera gjyqësore, ku përfshihet edhe Gjykata e Lartë është 2,286 miliardë lekë.

Shpenzimet e prokurorëveKontrolli i Lartë i Shtetit, me anë të një raporti të publikuar vitin e kaluar, ka konstatuar abuzime nga ana e prokurorëve sa i takon udhëtimeve dhe dietave, gjatë viteve 2014-2015. Sipas këtij raporti, një prokuror, për një ditë shërbimi në Vlorë, në muajin Janar, fle në hotel me 90 mijë lekë të reja nata, ndërsa 70 mijë lekë të reja i konsumon për ushqim. Prokurori, për gjashtë ditë shërbim, ai shpenzon 54 000 lekë për fjetje dhe 42 500 lekë dietë të plotë ditore.

“Nga dokumentacioni i vitit 2015, konstatohet se me urdhër shërbimi nr. 13, datë 2.02.205, është bërë pagesa e dietave brenda vendit për z…prokuror, i komanduar në Vlorë, për periudhën 31 dhjetor 2014 dhe 4-9 janar 2015, përkatësisht për fjetje 54 000 lekë dhe dietë e plotë ditore 42 500 lekë. Fatura e hotelit nuk është firmosur nga blerësi. Me urdhër shërbimi nr. 64, datë 17.03.2014, janë paguar dieta brenda vendit në shumën 140 500 lekë. Janë paguar 10 punonjës për shërbimin e kryer”, thuhet në raportin e aludimit.

Udhëtimet luksoze

Po sipas raportit, njerëzit e organit të akuzës, në shumë raste kanë preferuar udhëtimet luksoze dhe të shtrenjta me avion. “Me urdhër shpenzimi nr. 263, datë 1.10.2015, është paguar…, për blerje bileta avioni copë 3, për itinerarin Tiranë-Zyrich-Tiranë (një biletë klasi biznes dhe dy bileta klasi ekonomik). Vlera e ofertës është 265 000 lekë, sipas faturës së thjeshtë tatimore nr. 4, datë 0.09.2015. Fituesi i renditur në vendin e parë është tërhequr nga gara.Me urdhër shpenzimi nr. 359 datë 25.11.2015 paguar…për blerje bileta avioni copë 2, për itinerarin Tiranë-Strasburg-Tiranë (një biletë klasi biznes dhe një klasi ekonomik). Procedurat janë zhvilluar mbi bazën e marrëveshjes kuadër të nënshkruara nga palët Prokuroria e Përgjithshme dhe operatori ekonomik… Me urdhër shpenzimi nr. 392 datë 23.12.2015 paguar…për blerje bileta avioni copë 2, për itinerarin Tiranë-Paris-Tiranë (një biletë klasi biznes dhe një klasi ekonomik)”, thuhet në raport.

Shpenzimet e KLD për vitin 2017

Udhëtim jashtë shtetit me avion, 71,000 lekë, datë 19.12.2017
Udhëtim jashtë shteti me avion, 83,900 lekë, datë 15.06.2017
Udhëtim jashtë shtetit me avion, 61,200 lekë, datë 15.06.2017
Udhëtim jashtë shtetit me avion, 151,420 lekë, 24.10.2017
Udhëtim jashtë shtetit me avion, 149,000 lekë, datë 02.08.2017
Udhëtim jashtë shtetit me avion, 89,780 lekë, datë 02.08.2017
Udhëtim jashtë shtetit, 963,700 lekë, datë 24.05.2017
Udhëtim i brendshëm, 95,500 lekë, datë 22.12.2017
Udhëtim i brendshëm, 50,500 lekë, datë 24.11.2017
Udhëtim i brendshëm, 50,500 lekë, datë 24.11.2017-
Udhëtim i brendshëm, 17,500 lekë, datë 10.05.2017
Udhëtim i brendshëm, 52,500 lekë, datë 27.09.2017
Udhëtim i brendshëm, 107,500 lekë, datë 02.08. 2017
Udhëtim i brendshëm, 5,500 lekë, datë 11.07.2017
Udhëtim i brendshëm, 56,500 lekë, datë 11.07.2017
Udhëtim i brendshëm, 49,500 lekë, datë 19.06.2017
Udhëtim i brendshëm, 5,500 lekë, datë 01.06.2017
Udhëtim i brendshëm, 93,000 lekë, datë 01.06.2017
Udhëtim i brendshëm, 5,500 lekë, datë 08.03.2017
Udhëtim i brendshëm, 90,500 lekë, datë 08.03.2017
Udhëtim i brendshëm, 42,000 lekë, datë 09.02.2017
Udhëtim i brendshëm, 79,500 lekë, 01.02.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 239,038 lekë, datë 24.03.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 65,400 lekë, datë 14.11.2017
Materiale për funksionimin e pajisjeve të zyrës, 89,000 lekë, datë 11.08.2017
Honorare 8,500 lekë, 2017-03-08,
Honorare 8,500 lekë, 2017-02-13
Honorare 8,500 lekë, 2017-02-13
Honorare 8,500 lekë, 2017-05-10
Honorare 8,500 lekë, 2017-05-04
Honorare 8,500 lekë, 2017-05-04
Honorare 8,500 lekë, 2017-05-04
Honorare 8,500 lekë, 2017-05-04
Honorare 8,500 lekë, 2017-05-04
Honorare 25,500 lekë, 2017-05-10
Honorare 8,500 lekë, 2017-05-10
Honorare 8,500 lekë, 2017-09-08
Honorare 8,500 lekë, 2017-12-07
Honorare 42,500 lekë, 2017-12-04
Honorare 8,500 lekë, 2017-11-24
Honorare 195,500 lekë, 2017-11-24
Honorare 348,500 lekë, 2017-11-24
Honorare 59,500 lekë, 2017-11-24
Honorare 8,500 lekë, 2017-12-26

Shpenzimet e Gjykatës së Lartë për vitin 2017

Udhëtim jashtë shtetit, 62,595 lekë, datë 23.10.2017
Udhëtim jashtë shtetit, 96, 915 lekë, datë 17.10.2017
Udhëtim jashtë shtetit, 40 200 lekë, datë 06.10.2017
Udhëtim jashtë shtetit, 149 600 lekë, datë 05.10.2017
Udhëtim jashtë shtetit, 53,300 lekë, datë 18.09.2017
Udhëtim jashtë shtetit, 216 800 lekë, datë 18.09.2017
Udhëtim jashtë shtetit, 7 072 lekë, datë 13.09. 2017
Udhëtim jashtë shtetit, 138,096 lekë, datë 07.09.2017
Udhëtim jashtë shtetit, 206,244 lekë, datë 29.08.2017
Udhëtim jashtë shtetit, 56 430 lekë, datë 28.07.2017
Udhëtim jashtë shtetit, 163,200 lekë, datë 16.06.2017
Udhëtim jashtë shtetit, 137,053 lekë, datë 13.06.2017
Udhëtim jashtë shtetit, 59,900 lekë, datë 06.05. 2017
Udhëtim jashtë shtetit, 55,485 lekë, datë 29.05. 2017
Udhëtim jashtë shtetit, 93,136 lekë, datë 22.05.2017
Udhëtim jashtë shtetit, 351 488 lekë, datë 22.05.2017
Udhëtim jashtë shtetit, 73 980 lekë, datë 26.04.2017
Udhëtim jashtë shtetit, 54 000 lekë, datë 25.04.2017
Udhëtim jashtë shtetit, 217 600 lekë, datë 19.04.2017
Udhëtim jashtë shtetit, 158 340 lekë, datë 03.03.2017
Udhëtim jashtë shtetit, 50 445 lekë, datë 10.02.2017
Udhëtim jashtë shtetit, 125 820 lekë, datë 25.01.2017
Udhëtim i brendshëm, 8,000 lekë, datë 26.07.2017
Udhëtim i brendshëm, 5,500 lekë, datë 16.07.2017
Udhëtim i brendshëm, 4,500 lekë, datë 06.06.2017
Udhëtim i brendshëm, 6,000 lekë, datë 06.05.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 20,000 lekë, datë 12.12.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 20,500 lekë, datë 21.12.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 7 000 lekë, datë 20.11.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 3 500 lekë, datë 13.11.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 10 000 lekë, datë 26.10.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 5 000 lekë, datë 23.10.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 15,860 lekë, datë 03.08.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 72, 000 lekë, datë 16.05.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 30 600 lekë, datë 06.05.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 44 100 lekë, datë 15.05.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 43 650 lekë, datë 15.05.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 44 000 lekë, datë 15.05.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 249 480 lekë, datë 15.05.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 58 050 lekë, datë 15.05.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 2 000 lekë, datë 15.05.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 7 950 lekë, datë 11.05.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 36 000 lekë, datë 28.03.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 63 000 lekë, datë 28.03.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 20 850 lekë, datë 28.03.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 9 400 lekë, datë 28.03.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 18 000 lekë, datë 23.03.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 11 950 lekë, datë 08.03.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 34 000 lekë, datë 23.02.2017
Shpenzime për pritje e përcjellje, 9 400 lekë, datë 10.02.2017
Honorare, 17,000 lekë, datë 18.12.2017
Honorare, 17,000 lekë, datë 20.12.2017
Honorare, 30,000 lekë, datë 14.12.2017
Honorare, 120,000 lekë, datë 15.11.2017
Honorare, 50,000 lekë, datë 26.10.2017
Honorare, 8 500 lekë, datë 18.10.2017
Honorare, 8 500 lekë, datë 18.10.2017
Honorare, 40,000 lekë, datë 25.09.2017
Honorare, 8 500 lekë, datë 19.09.2017
Honorare, 8 500 lekë, datë 19.09.2017
Honorare, 80 000 lekë, datë 04.05.2017
Shpenzime për orendi zyre, 185,332 lekë, datë 06.11.2017
Shpenzime për orendi zyre, 59,880 lekë, datë 04.10.2017

Shpenzime për orendi zyre, 120 000 lekë, datë 26.04.2017 /shqiptarja.com

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/zbardhen-shifrat-marramendese-udhetimet-dhe-drekat-e-gjyqtareve-me-parate-publike-483358/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright