08:40 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

Zbardhet vrasja e çiftit shqiptar në Athinë

Teksa i qëlluan iu folën shqip. Njëri nga autorët e atij krimi të rëndë kishte qëndruar në burg me shqiptar dhe kishte mësuar gjuhën shqipe. Më pas është pajtuar nga një shqiptar dhe ka vendos të kryejë vrasje me pagesë ndërsa viktima të tij dhe të dy shokëve të tij ishin një çift shqiptarësh.

Historia e denjë për skenare hollivudiane ndodh në Athinë, pak pas mesnate, në një familje shqiptaresh, ku djali i tyre rrinte në një dhimb dhe çifti në një dhomë tjetër. Atentatorët hyjnë në banesë, lidhin djalin dhe shkojnë në vendin ku ishte çifti; qëllojnë mbi gruan dhe më pas mbi burrin, ky i fundit mbijetoi rreth 72 orë, por pa mundur të shpjegojë asgjë nga ajo që kishte ndodhur.

Sipas të dhënave kishte qenë i biri që i kishte thënë policisë se njëri nga autorët kishte folur shqip dhe atëherë policia dhe prokuroria nisën të mendonin se bëhej fjalë për grabitje. Por jo! Në banesë u gjenden të paprekura një sasi e konsiderueshme parash e për pasojë dyshime shkuan në një ngjarje të mbartur nga Shqipëria. Hetimet dhe verifikimet në vendin tonë nuk nxorën asnjë detaj që do të ndihmonte grekët, ndërsa këta të fundit, pak ditë më parë kishin mundur të binin në gjurmët e një grupi që kryenin grabitje bankash. Është arrestuar njëri i cili mësohet se ka pranuar edhe krimin e rëndë duke bërë me dije se ishte paguar nga një shtetas shqiptar për të kryer vrasjen. Më pas prokuroria greke mësohet se ka bërë me dije se gjithçka ka ndodhur nga një borxh i vjetër i viktimës.

Mediat greke për ngjarjen

Policia greke ka zbardhur ekzekutimin çiftit të shqiptarëve, Thanas dhe Eleni Curi në lagjen Peristeri të Athinës, natën e 3 shkurtit 2017. Tre grabitës hynë në shtëpinë e familjes Curi dhe pasi lidhën djalin e çiftit qëlluan me armë zjarri ndaj bashkëshortëve. Eleni Curi vdiq në vend, ndërsa Thanas Curi, i cili rezultoi të ishte shënjestra e autorëve, ndërroi jetë dy ditë më vonë në një spital. Në vendin e ngjarjes, autoritetet greke mblodhën kampione të ADN-së, të cilat me atë të tre grabitësve të një banke në Athinë, të cilët u arrestuan dy ditë më parë. Nga hetimet ka rezultuar se të arrestuarit janë shtetas grekë me origjinë nga Kazakistani.

Njëri prej tyre, gjatë kohës që kryente dënimin në burg për një tjetër grabitje të armatosur, kishte mësuar gjuhën shqipe. Kjo shpjegon faktin se vajza e viktimave u kishte deklaruar hetuesve se agresorët kishin folur shqip me prindërit e saj kur kishin kërkuar paratë e familjes. Çështja ishte komplikuar pasi pas kontrollit të banesës së familjes Curi, agjentët kishin zbuluar 9 mijë euro, të cilat agresorët nuk i kishin marrë.

Hetuesit, duke përdorur metoda speciale, arritën të zbulojnë nga deklarata e një prej grabitësve se vrasja e çiftit ishte porositur nga një tjetër shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim. Nga hetimet është arritur në përfundimin se vrasja ishte porositur për shkak të një borxhi që viktima, Thanas Curi, nuk u kishte kthyer agresorëve pas një afere droge.