08:51 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Zbehet derbi i madh në Itali, Juve-Inter luhet pa tifozë

Ndeshja ndoshta më e rëndësishme në futbollin italian, Juventus-Inter do të luhet pa tifozë.

Pas një mbledhje urgjente të zhvilluar mbrëmë, Serie A ka vendosur që shumica e ndeshje të kësaj jave do të luhen me dyer të mbyllura.

Kjo për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit pasi kjo sëmundje ka shkaktuar disa viktima në Itali.

Ndeshjet që do të luhen pa tifozë janë këto:

Udineze-Fiorentina (e Shtunë 29 Shkurt, 18:00);

Milano-Genoa (E Dielë 1 Mars, 12.30);

Parma-Spal (e Dielë 1 Mars, 03:00)

Sassuolo-Brescia (E Dielë 1 Mars, 15:00)

Juventus-Inter (e Dielë 1 Mars)

Por, Serie A ka vendosur që katër ndeshje të tjera të luhen me tifozë.

Lazio-Bologna, Napoli-Torino, Lece-Atalanta e Cagliari-Roma do të luhen me tifozë në stadiume./Indeksonline/