17:34 / E Shtunë, 18 Shtator 2021 / OSH

Zbrazet tribina në Suharekë, Ballkani – Llapi vazhdon pa tifozë

Ballkani është dikue fituar në shtëpi ndaj Llapit me rezultat 1-0 falë golit të Ermal Krasniqit në minutën e 13.

Megjithatë kjo ndeshje u desh të fillonte me vonesë për shkak të tifozve vendës që drejtuan ofendime për trajnerin e Llapit Tahir Batatina.

Edhe pse ndeshja filloi me vonesë, përsëri problemet me tifozë nuk përfunduan sepse pjesa e dytë do të zhvillohet pa tifozë.

 Njësia speciale e Policisë ka zbrazur tribinën në stadium dhe ndeshja do të vazhdojë pa praninë e publikut.