75 Mall Live Search
18:46 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Zbulim i madh nën sipërfaqen e Hënës (Foto)

Shkencëtarët kanë gjetur një mineral të rrallë në meteorët lunarë që sugjerojnë se uji i akullt mund të fshihet nën sipërfaqen e Hënës.

Një studim i ri tregon se gjurmët janë gjetur  në mineralin e rrallë moganite, një meteor lunar i gjetur para 13 vjetësh në Afrikën Veriperëndimore.

Mogamite, i cili është kristal i ngjashëm me kuarcin, kërkon praninë e ujit për t’u formuar, kështu që zbulimi i tij është parë si një fakt i ri mbi ekzistimin e ujit të ngrirë nën sipërfaqen e satelitit tonë të vetëm.