15:31 / E Hënë, 04 Tetor 2021 / LB

Zbulimet tronditëse nga Kutia e Pandorës, marrëdhënia sekrete e Putin me ish-pastruesen dhe e bija jashtëmartesore

“Letrat e Pandorës” është investigimi më i ri i mbi 600 gazetarëve që tregon se si i shmangin taksat dhe si e fshehin pasurinë më të pasurit e botës.

Me dhjetëra politikanë, liderë bote, edhe biznese shqiptare, janë zbuluar se po e fshehin pasurinë në parajsa fiskale ose në emër të personave të tjerë.

Mes skandaleve qe dolën në pah është edhe ai i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili përveç pasurive të fshehta dhe manipulimeve financiare rezulton të ketë në lidhje jashtëmartesore me një pastruese.

Sipas Washington Post , Svetlana Krivonogic bleu një apartament në Monako përmes një kompanie bregdetare të Karaibeve në prill 2003. Disa javë pasi bleu shtëpinë, ajo lindi një vajzë.

Në atë kohë, Svetlana kishte  lidhje  dashurore me Vladimir Putinin, ndërsa ai ishte i martuar me gruan e tij Ludmila, sipas gazetës International Consortium në pronësi të SHBA, duke iu referuar mediave ruse Proekl.

Sipas Daily Mail , Svetlana ishte pastruese kur takoi Putinin. Nga marrëdhënia e saj me njeriun e fuqishëm të Rusisë, ajo duket se ka fituar shumë dhe nuk ka dalë aspak e humbur.

E dashura e fshehtë e Putinit deri më tani thuhet se, përveç shtëpisë luksoze në Monte Carlo, ka një apartament në një zonë të pasur të Shën Petersburgut, prona të tjera në Moskë dhe një jaht me vlerë totale 100 milionë dollarë. Prona e blerë nga Putin në Monako kushton 4.1 milion dollarë.

Apartamenti ndodhet në katin e katërt poshtë kazinosë dhe është blerë nga kompania bregdetare Brockville Development Ltd, siç zbuloi gazeta britanike “Guardian”.

Kur u ble shtëpia, Svetlana ishte 28 vjeç dhe në mars të njëjtit vit, ajo lindi frytin e dashurisë së tyre, Elizabeth ose Louisa.

Zbulimet rozë për jetën personale të presidentit rus po bëjnë xhiron e mediave ndërkombëtare, por Kremlini deri më tani ka heshtur.

Marsin e kaluar, media ruse zbuloi se Putini nuk e kishte njohur zyrtarisht si vajzën e tij.

Për nënën e saj, u shkrua se ish -pastruesja është një milionere pronare e një klubi nate me shfaqje erotike. Marsin e kaluar, ” Vajza sekrete e Putinit” u pa në një bar duke u argëtuar me miqtë.

Edhe pse Louisa në të kaluarën ka refuzuar të konfirmojë ekspertin e Universitetit Bradford Hassan Ugail, se i ngjan shumë  presidentit rus, ajo pranoi në edicionin rus të revistës GQ se  “ndoshta” i ngjason atij.

Louisa, e cila ka një dobësi të madhe në jetën luksoze dhe veçanërisht në shtëpinë e modës Guçi, po studion në Universitetin e Shën Petersburg.

Ajo madje ka deklaruar se është ndjekëse e një teorie ekstreme konspirative në lidhje me origjinën e pandemisë. Sipas teorisë ekstreme që ajo beson, pandemia është shkaktuar nga elita për të zvogëluar popullsinë botërore.