23:38 / E Hënë, 11 Nëntor 2019

Zbulimi i fundit: Nëse dëshironi të jetoni më gjatë, hani ushqim më pak

“Nëse hani më pak, do të jetoni më gjatë”, ky është thelbi i një kërkimi shkencor shumë të rëndësishëm, të bërë nga biologu Austo Kroemer, i cili sapo ka marrë çmimin “Lombardia Ricerca”.

Me një vlerësim të promovuar nga rajoni i Lombardisë, që i siguroi atij një çek prej një milion eurosh, ky shkencëtar ka arritur të bëjë një nga zbulimet më të rëndësishme të kohëve të fundit.

Studimi i tij ka ardhur në një përfundim të thjeshtë sipas së cilit, kur i fusim më pak kalori trupit tonë, ndodh natyrshëm fenomeni natyror i autofagisë, në të cilin qelizat e organizmit i “hanë” elementet e dëmshme në trup.

Rezultati i këtij fenomeni është një lloj vetë-riparimi spontan i trupit, i cili bën të mundur zgjatjen e jetës.

Reduktimi i kalorive dhe ushqimeve, që fusim në trup është shumë i rëndësishëm edhe për parandalimin e shumë sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të tjera, të lidhura me nivelin e lartë të kolesterinës në gjak.