11:54 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Zbulohen aksidentalisht BMW X6 M dhe X5 M

Ne kemi parë edhe më herët prototipa të maskuar të modelit të ri BMW X5 M (F95), por kjo është hera e parë që shihet komplet i zhveshur.

Fotografitë e para të gjeneratës së ardhshme X5 M vijnë nga përdoruesi i Instagram, Wilcoblock, i cili ka postuar imazhe të jashtme dhe të brendshme të një modeli blu që duket se është fotografuar në linjën e montimit të BMW-së.

Foto tjera u postuan më vonë edhe nga Bimmer Post, ku shihen dy modele X5 M e kuqe dhe gri, si dhe një foto e vetme të X6 M (F96) me një ngjyrë gri të errët.

BMW do të fillojë prodhimin e BMW X5 M më vonë këtë vit në Shtetet e Bashkuara i cili do të debutoj si një model 2020, ndërsa X6 M do të arrijë më vonë. /IndeksOnline/