Zbulohen çmimet e biletave për ndeshjen Prishtina – Gjilani
FC Prishtina kthehet nesër në stadiumin e kryeqytetit, i cili tash e tutje do të quhet stadiumi “Fadil Vokrri”.
Bardhekaltrit do ta nisin sezonin e ri të Superligës me ndeshjen ndaj Gjilanit, e cila zhvillohet nën dritën e reflektorëve dhe fillon në orën 19:45.
Dhe, prishtinasit i kanë zbuluar çmimet e biletave për këtë ndeshje, e cila pritet të jetë mjaft interesante.
“Çmimet e biletave janë të 3 çmimeve, varësisht se nga cila tribunë doni ta shihni ndeshjen:
VIP: 10 euro
Tribuna perëndimore: 5 euro
Tribuna lindore: 3 euro
Tribuna veriore: 3 euro (vetëm për tifozët mysafirë)
Vendi i shitjes së biletave, tre pika: Eurokoha:
Vellusha e Poshtme 17 (te Qafa)
Swiss Diamond Hotel (Sheshi Nënë Tereza)
Hoteli Grand (Rruga Garibaldi)
Biletat i gjeni edhe përreth stadiumit te shitësit mobil
Biletat dalin mund t’i blini nesër nga ora 10:00”, njofton klubi prishtinas.