10:03 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zbulohen datat se kur do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Botës për klube

Liverpool do të garojë për ta fituar edhe një titull në fund të këtij viti, atë të kupës së botës për klube.

Kupa e Botës për klube do të fillojë më 11 dhjetor, kur kampionët do të kurorëzohen më 21 dhjetor. Datat e turneut që do të zhvillohen në Katar u konfirmuan më 25 korrik nga Byroja e Këshillit të FIFA-s. Në formatin e tij aktual me shtatë ekipe, ky kompeticion përsëri do të përbëhet nga tetë ndeshje, me shortin që do të përcaktojë ndeshje e raundit të dytë dhe gjysmëfinalet që do të caktohen në shtëpinë e FIFA në Cyrih më 16 shtator.

Tre pjesëmarrës tashmë janë konfirmuar: CF Monterrey nga Meksika (fituesit e Ligës së Kampioneve 2019 Concacaf), Hienghène Sport nga New Caledonia (fituesit e 2019 OFC Champions League) dhe Liverpool FC nga Anglia (fituesit e 2018-2019 UEFA Champions League ). Pjesëmarrësit nga CAF, AFC dhe CONMEBOL do të bëhen të ditur në muajt e ardhshëm./Indeksonline/