15:58 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / Gj. Sh

Zbulohen detajet e kontratës se Kompany me Bayern Munchen

Vincent Kompany do të jetë trajner i Bayern Munchenit për sezonin e ardhshëm.

Belgu do të jetë passardhës i Thomas Tuchel, i cili është shkarkuar nga pozita e trajnerit, shkruan IndeksOnline.

Gazetari Fabrizio Romano, klubi bavarez tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën e Burnley, ku do të paguaj 12 milionë euro dëmshpërblim.

Kompany do të nënshkruaj kontratë tre vjeçare me Bayern Munchenin dhe zyrtarizimi pritet në orët e ardhshme./IndeksOnline/