18:09 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zbulohen dhe shkatërrohen plantacione me bimë të dyshuara narkotike në Koshare

Policia e Kosovës ka zbuluar gjashtë plantaciuone me bimë të dyshuara narkotike si ‘Canabis Sativa (Marihuanë).

Në vazhdën e implementimit të  Planit Operativ ” Parandalimi i kultivimit të narkotikeve dhe kontrabandës 2020” nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-Perëndim, pas aktiviteteve të incizimit me dron të terenit të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike, është bërë vlerësimi dhe identifikimi i vendit të incizuar.

“Sot duke filluar nga ora 06:00 e mëngjesit njësia e hetimeve rajonale të DRPK-Perëndim, e mbështetur edhe nga njësitet e vijës së gjelbër kufitare,  gjatë implementimit të Planit Operativ në terren në Koshare, konkretisht në vendin e quajtur UJZE- Rripe e vogël janë zbuluar gjashtë plantacione me bimë të dyshuara narkotike si Canabis Stativa (Marihuanë), konkretisht 1270 bimë  narkotike me gjatësi nga 1.50 deri ne 3 metra.Nga vendi i ngjarjes është njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia anti-drogë në Gjakovë, dhe me urdhër të prokurorit të gjitha bimët narkotike janë shkatërruar (djegur) në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Tutje u tha se Policia e Kosovës, konkretisht Policia Kufitare e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe operacionale në funksion të parandalimit dhe luftimit të të gjitha dukurive negative dhe veprave penale që bien në fushëveprimin e departamentit kufitar të Policisë, dhe kryesit e këtyre veprave të sillen para organeve të drejtësisë./Indeksonline/