09:42 / E Martë, 19 Janar 2021 / Blerim

Zbulohen dy klubet tjera që i bënë ofertë David Alaba-s

David Alaba është shumë pranë transferimit në La Ligan spanjolle.

Futbollisti austriak pritet që gjatë afatit të verës të transferohet me parametra zero te skuadra e Real Madridit, shkruan IndeksOnline.

Alaba te Real Madridi pritet të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare, ku do të përfitojë 11 milionë euro në vit.

Sipas Fabrizio Romanos, dy klubet e tjera që i bënë ofertë zyrtare mbrojtësit anësor, janë: Liverpooli dhe Paris Saint-Germaini.

Por, duket se skuadra e Real Madridit tashmë ka fituar shërbimet e austriakut, i cili pritet që gjatë muajit qershor të zyrtarizohet në Santiago Bernabeu./IndeksOnline/