00:54 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Zbulohen edhe dy vota kundër mocionit, nuk u numëruan në votimin e parë

Në mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti, nuk janë numëruar edhe dy vota kundër në votimin e parë.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se bëhet fjalë për votën e deputetes boshnjake Zikreta Aliti nga NDS dhe deputetes nga komuniteti turk Fidan Jilta nga KDTP.

Të njëjtit kanë qenë pro shkarkimit të qeverisë Kurti.

Pro rrëzimit të Kurtit nga Qeveria kanë qenë edhe Rasim Demiri, Albert Kinolli dhe Adem Hotza. /Indeksonline/