14:54 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Zbulohen emrat e tjerë pjesëmarrës në koncertin madhështor të Dua Lipës

Ditën e sotme do të mbahet koncerti virtual i Dua Lipës, të cilin kaq shumë e kemi pritur të gjithë.

Këngëtarja me famë botërore kishte paralajmëruar për shumë surpriza dhe paska rezervuar goxha të papritura.

Disa ditë më parë, Dua tregoi se pjesë e koncertit do të jetë Miley Cyrus me të cilën ka publikuar dhe bashkëpunimin më të fundit “Prisioner” edhe legjenda e muzikës botërore, Elton John.

Është bërë gjithashtu e ditur se pjesë e koncertit të saj virtual do të ishin edhe FKA Twigs, Bad Bunny dhe J Balvin.

Vetëm sot është mësuar se këtyre emrave do t’i bashkohet edhe këngëtarja e producentja e famshme Kylie Minogue.