15:36 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Zbulohen fanellat e Barcës për sezonin e ardhshëm

Po afrohet koha kur skuadrat gradualisht zbulojnë fanellat për sezonin e ardshëm.

Faqja e internetit “Footyheadlines” që saktësisht parashikoi dizajnin e fanellave të Chelseas, Arsenalit dhe Manchester United sezonin e kaluar, ka publikuar imazhe të fanellës së ardhshme të Barcës, shkruan Indeksonline.

Nëse fotografitë duhet të besohen, Barcelona ka ndryshuar dizajnin me shirita për një dizajnë me katrorë (si Kroacia) dhe do të mbajë një jakë që përmban ngjyrat e flamurit të Katalonjës.

Një ndryshim i tillë radikal në shabllonin e fanellës vendase është i detyruar të shkaktojë polemika, por këto imazhe të fundit duken shumë më të pastra se dizajnët e tjera të përkohshme. /IndeksOnline/