17:36 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

Zbulohen fanellat e reja të Barcelonës

Janë zbuluar së fundmi uniformat e reja të Barcelonës, që do të mbajnë veshur për sezonin e ardhshëm.

Mediat spanjolle kanë zbuluar 3 uniformat e katalanasve, teksa do të ketë edhe një uniformë tjetër për ndeshjet e veçanta.

Fanella e parë do të jetë pak a shumë si ajo të sezonit të kaluar me ngjyrat kuqeblu, por me shiritat që do të jenë në formë vertikale. Fanella e dytë do të jetë totalisht e zezë, ndërsa ajo e treta gjithashtu do të jetë e veçantë pasi do të ketë ngjyrë rozë.

Megjithatë spanjollja “SPORT”, ne një lajm ekskluziv, ka publikuar edhe një fanellë të 4-t të Barcelonës, për të cilët thuhet se do të përdoret në ndeshjet të veçanta për klubin dhe në ndeshje të mëdha e me rëndësi të madhe.