16:19 / E Shtunë, 27 Prill 2024 / A. M.

Zbulohen kërcënimet dhe shantazhet nga një grup i “Intelektualëve” drejtuar Valon Zymberit të “Dritës”

Drejtori sportive, Valon Zymberi dhe anëtarët e tjerë nga kryesia e klubit të FC Drita janë liruar ditën e djeshme, pas sulmit fizik ndaj kryetarit  të “Intelektualëve”.

Mirëpo, si erdhi deri te sulmi i “detyruar” ndaj numrit një të tifozëve dhe disa të tjerëve.

Indeksonline ka siguruar pamjet që drejtori Zymberi ishte kërcënuar dhe shantazhuar qe një kohë të gjatë.

Ai qe 8 muaj shantazohej nga një grup i “Intelektualëve”.  Ndaj tij u bën vendosje të posterëve me foton “X”. Përpos kësaj, Zymberi kishte edhe kërcënime në rrjetet sociale.

Kujtojmë se në polici janë deponuar ankesa në lidhje me afishet e postërave kërcënuese të shpërnadara në Gjilan.

Ndryshe, në kërkesën e Prokurorisë, kërkohet që Valon Zymberi t’i ndalohet ofrimi ndaj disa personave të caktuar dhe kërkohet që i njëjti të lajmërohet në stacion policor.

“Kerkesa e Prokurorise per te pandehurit eshte ndalimi i ofrimit te personave te caktuar dhe lajmerim ne Stacionin Policor ne Gjilan. Gjyqtari i procedures paraprake ne lidhje me kete çeshtje sot do te mbaje seancen degjimore ne ora 15:00 dhe pas mbajtjes se seances do te nxjerr aktvendim”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.