21:03 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Zbulohen shifrat, Barca me ofertë të jashtëzakonshme për Lautaro Martinez

Barcelona është përgatitur për ta transferuar gjatë verës sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, duke vënë pikëpyetje mbi të ardhmen e Griezmann në Camp Nou, vetëm një vit pasi u transferua për 125 milionë euro nga Atletico Madrid.

Sipas “Tuttosport”, katalonasit dëshirojnë ta bashkojnë yllin e Interit me Messin dhe thuhet se do t’i ofrojnë një kontratë të gjatë me një pagë fikse rreth 7 milionë euro, tre milionë më shumë se paga që Interi i ka ofruar për rinovimin e kontratës, shkruan Indeksonline.

Kontrata do të jetë pesë vjeçare me opsion për të vazhduar atë edhe për dy vitet e ardhshme, që do të thotë të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2027.

Nëse transferimi realizohet, italianët priten të fitojnë rreth 100 milionë euro nga shitja e 22 vjeçarit ose Barca mund të shfrytëzojë klauzolën që është rreth 111 milionë euro.

Gjithashtu për të ulur shumën e pagesës, Barcelona mund të fusë në marrëveshje ndonjërin nga lojtarët si Rakitic, Vidal, Dembele, Coutinho ose Semendo.

Suarez do të mbetët në Camp Nou të paktën edhe për një vit duke formuar treshen Messi-Suarez-Lautaro. /IndeksOnline/