22:01 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Zbulohen “shkëndijat” e para të kalimit të Neymar te Real Madrid

Neymar është një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës.

Pas deklaratave të drejtorit sportiv të PSG, Leonardo, në të cilën ai siguroi se po negociohet largimi i tij, çdo veprim rreth yllit brazilian konsiderohet si një sinjal që duhet të merret në konsideratë.

Babai i lojtarit ka filluar të ndjek në Instagram sot në mëngjes kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Nuk është hera e parë që Neymar ose rrethina e tij përmenden në rrjetet e tyre sociale.

Javët e fundit, Barcelona dhe Real Madrid janë dy klubet që janë përmendur më shumë për nënshkrimin e lojtarit 27-vjeçar. Edhe pse kësaj oferte i është bashkuar në orët e fundit edhe Juventus. /IndeksOnline/