13:31 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zbulohet aksioni i opozitës deri në 30 qershor dhe më pas

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve mbrëmjen e së martës të braktisin zgjedhjet e 30 Qershorit, pasi ato janë nul dhe nuk do të njihen.

Në një dalje për mediat nga selia blu, Basha tha se “mënyra më e mirë për të përshpejtuar rënien e Edi Ramës, është braktisja e tij, është braktisja e oborrit të tij të kriminelëve, të klientëve, shërbëtorëve dhe veglave të tij.”

Por çfarë do të ndodh në këto ditë të mbetura, cila do të jetë aksioni i opozitës? Burime zyrtare nga PD thonë se ditët e ardhshme, duke kulmuar me 30 Qershor dhe pas kësaj date, do të jenë ditë protestash në të gjithë vendin.

“Opozita dhe qytetarët do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme”-bëjnë me dije burime.

“Partia Demokratike dhe aleatët e Opozitës së Bashkuar kanë njoftuar protesta në të gjitha bashkitë kundër votimeve njëpartiake, në kundërshtim me Kushtetutën. Protestat vene ne dukje bashkepunimin e Edi Ramës me bandat e drogës dhe krimit të organizuar. Protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve”, ka thënë një burim./ Opinion.al