08:07 / E Enjte, 29 Shtator 2022 / AR

Zbulohet anëtari i dytë i jurisë së ‘Dancing with the stars’

Producentja dhe skenaristja Dalina Buzi zbuloi në puntatën e radhës të “Goca dhe gra” se do të jetë pjesë e panelit të jurisë së spektaklit të kërcimit, “Dancing with the stars”.

Teksa bisedonin në studio me Elhaida Danin, një nga konkurrentet e këtij edicionit të “Dancing with the stars”, Buzi bëri publik faktin se do t’i bashkohet jurisë së garës së kërcimit.

“Përveç kërcimit, që është dashuria e jetës sime, sepse më ka ndihmuar në shumë momente të vështira emocionale, në fakt ‘Dancing with the stars’ për mua është formula më e bukur e kërcimit e bërë ndonjëherë në botë; është fantastik. Unë kam një respekt të jashtëzakonshëm për balerinët, kam një respekt të jashtëzakonshëm për kërcimin si gjini sepse e di sa i vështirë është. Ky është spektakli që i jepet rëndësi jo vetëm show-t, por rëndësi i jepet edhe kërcimit.” – tha ajo.

Producentja theksoi se do të jetë shumë e drejtë me të gjithë konkurentët sepse e ka parim që të mos bëjë kompromis me drejtësinë.

“Dancing with the stars” do të nisë më 7 tetor. Programi ka si producente Sara Hoxhën dhe do të moderohet nga Bora Zemani. Deri tani, është zbuluar edhe një anëtar tjetër i jurisë, balerini Kledi Kadiu.

Zbulohet anëtari i dytë i jurisë së ‘Dancing with the