Zbulohet arsyeja e darkës mes Tares dhe Moggit, bëhet fjalë për një transfer
Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare dhe Alessandro Moggi janë parë bashkë në një darkë para pak ditësh. Mediat tashmë kanë bërë të ditur arsyen e takimi 2 orësh të tyre.
Tare është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm te Milani dhe ka piketuar Reteguin.
Moggi është një nga agjentët e Reteguit. Lojtari italo-argjentinas ishte pa dyshim objekt diskutimi në Milano të premten në mbrëmje dhe thuhet se ka një plan konkret për ta kthyer atë në Serie-n A.
Lojtari po luan në futbollin arab por që preferon rikthimin në futbollin Italian. Situata në Lindjen e Mesme po e bindë lojtarin që të largohet nga Al Qadisya./Indeksonline/

