13:50 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / C E

Zbulohet arsyeja, se pse Hakimi s’u rikthye te Real Madridi

Achraf Hakimi u transferua te skuadra e Interit për shkak të trajnerit të Real Madridit, Zinedine.

Sipas agjentit të lojtarit, Zinedine Zidane, nuk ishte një admirues i lojës së tij dhe nëse do kishte qëndruar te Real Madridi, atëherë futbollisti nuk do të kishte të siguruar vendin e titullarit.

Marokeni kishte që dy sezone i huazuar te skuadra gjermane e Borussia Dortmundi.

Mirëpo në fund të kësaj gare triumfuan Neroazzurët për shkak të ofertës më të mirë që ata bën te Real Madridi për transferimin e mbrojtësit të djathtë. /IndeksOnline/