Zbulohet arsyeja se pse Mkhitaryan nuk do të luajë kundër Qarabagut
Pse Henrikh Mkhitaryan nuk do të luajë kundër Qarabagut në EL
Henrikh Mkhitaryan nuk do të mund të luajë kundër Qarabagut në Europa League.
Në shortin e fazës së grupeve, Arsenali doli që do të përballet ndaj Qarababut, Sportingut të Lisbonës dhe FC Vorkslas.
Mkhitaryan është pjesë e Arsenalit që nga muaji janar i këtij viti pas transferimit nga Manchester United, transmeton IndeksOnline.
Por, ylli armen nuk mund të luajë ndaj skuadrës nga Azerbajxhani këtë vit, shkruan Vivaronews.
Konflikti fqinjësor mes Azerbajxhanit dhe Armenisë ka bërë që asnjë prej këtyre shteteve nuk mund të udhëtojnë në drejtim të njëra tjetrës.
Kjo për shkak se dy vendet nuk kanë raporte diplomatike që prej luftës së fundit mes tyre, ku humbën jetën 350 persona./IndeksOnline/