Zbulohet arsyeja se pse Sane e la Gjermaninë, është shqetësuese
Leroy Sane e ka lënë përfaqësuesen gjermane në orët e mesditës. Mediat gjermane fillimisht shkruanin se ai ka kërkuar leje për arsye personale.
Por, raportimet e fundit tregojnë se Sane ka patur përplasje verbale me selektorin Loë.
Ylli i Manchester Cityt luajti vetëm gjashtë minuta në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Francës dhe për këtë ai ka shprehur pakënaqësi.
Sane nuk do të luaj në miqësoren e të dielës ndaj Perusë, ndërsa thuhet se e ardhmja e tij te Gjermania tani do të jetë shumë e dyshimtë./Indeksonline/