13:36 / E Martë, 12 Shkurt 2019

Zbulohet BMW Alpina B7: 600 kuajfuqi dhe shpejtësi 330 km/h

Pak javë më parë BMW përditësoi segmentin e makinave luksoze të Serive 7 duke sjellë përmirësime në rehati dhe drejtim megjithatë modeli i performancës së lartë M760i ende nuk ka debutuar. Por nëse po kërkoni një variant të performancës së lartë të Serive 7, mbase duhet të konsideroni 2020 Alpina B7.

Për ata që nuk e dinë, Alpina është marka e makina të performancës së lartë prodhuar nga BMW.

Përgjatë pesë viteve të fundit Alpina ka zhvilluar një marrëdhënie të afërt me BMW saqë ky i fundit është ai që publikon edhe lajmet kur debuton një model i ri Alpina.

Për modelin e 2020-ës, Alpina B7 ka motor twin-turbo V8 me 600 kuaj fuqi. Sedani luksoz përshkon 0-100km/h në 3.5 sekonda.

BMW thotë se shpejtësia maksimale i kalon 330km/h. Alpina u detyrua për ripunonte sistemin e ftohjes në mënyrë që motori të ruajë qëndrueshmërinë edhe në shpejtësi të larta.

Transmisioni me 8 marshe është përmirësuar e madje është shtuar edhe një marmitë sportive e re. Amortizatorët prej ajri ulin lartësinë e makinës në 1.5cm lartësi nga toka në modalitetin Sport+ për një aerodinamikë më të mirë.

Me gomat e pasme që mund të komandohen dhe gomat e performancës nga Michelin duhet të përmirësojnë ndjeshëm sistemin e drejtimit.

Ndryshe nga modelet e performancës së lartë BMW M, Alpina fokusohet së shumti tek komforti. Alpina B7 duhet të jetë më zhdërvjellët sesa Seritë 7 por në modalitetin Comfort+ makina është po aq e rehatshme dhe e qetë përbrenda sa një sedan luksoz.

2020 BMW Alpina B7 do të fillojë nga 142,695 dollarë ndërsa opsionet e rrisin çmimin ndjeshëm. Modeli me motorin twin-turbo V8 del në shitje në tre mujorin e tretë të 2019-ës.