18:04 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Zbulohet breshka gjigante, lloji i të cilës besohej se ishte zhdukur 100 vjet më parë

Një specie e breshkave gjigante që besohet të jenë zhdukur në më shumë se 100 vjet më parë, është zbukuar në ishujt Galapagos.

Ministri i mjedisit i Ekuadorit Marcelo Mata bëri njoftimin se kishin zbuluar një breshkë gjinante.

Shumë lloje të breshkave gjigante u kapën për mishin e tyre nga kolonistët evropianë dhe të tjerë që udhëtuan në arkipelagun e Galapagos.

Zhdukja konsiderohet të jetë më e madhe nga vullkani aktiv dhe lava në ishujt Galapagos.

Breshka u gjet nga anëtarët e Parkut Kombëtar Galapagos dhe OJQ-së së SHBA Galapagos Conservancy.

Breshka e gjinisë femërore “Fernandina Giant Tortoise” ka një trup të madh, guaskë të butë dhe një kokë rozë, por nuk ka detaje të tjera./Indeksonline/