15:10 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zbulohet çfarë kishte brenda valixhes që alarmoi Tiranën

Pak minuta më parë Policia e Tiranës rrethoi me urgjencë perimetrin afër Bashkisë për shkak të një alarmi për bombë.

Një valixhe e hedhur në plehrat tek bashkia ka ngritur dyshimet për një bombë të mundshme.

Por pas inspektimit të policisë u zbulua se në valixhe nuk kishte asnjë lëndë plasëse, përkundrazi, albeu.com mëson se në të gjendeshin rroba.

Nuk është hera e parë që valixhe të hedhura në rrugë apo në plehra kthehen në burim paniku për shkak të ndonjë bombe të mundshme.

Temat: