22:23 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zbulohet dokumenti, se kur qeveria Gjermane planifikon ti integroj vendet e Ballkanit në BE (Foto)

Partitë politike në Gjermani CDU, FDP dhe partia e Gjelbër kanë hartuar një propozim prej  61 faqesh, me vetëm dy linja që i referohen qëndrimit të integrimit ndaj Ballkanit Perëndimor.

Gazetari Deutche Welle Srećko Matić ka publikuar një pjesë të dokumentit me propozime mbi bazën e të cilave duhet të formohet një koalicion parlamentar në Gjermani, transmeton Indeksonline.

Sipas Matic, theksohet se perspektiva e Ballkani do të jetë në Bashkimin Evropian, por gjithashtu thuhet se aftësia e pranimit dhe qasjes së integrimit të vendeve që ende nuk janë integruar, është më e rëndësishme se koha kur do të integrohen ato.

“Ne konfirmojmë perspektivat e pranimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo nënkupton aftësinë për të pranuar dhe mundësisë që kjo të ndodhë sa më shpejt”, thuhet në propozimin e partive që do të udhëheqin koalicionin qeverisë të Gjermanisë. /Indeksonline/