23:52 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zbulohet “fabrika” e prodhimit të birrës 13.000 vite më parë

Arkeologët kanë zbuluar një shpellë pranë qytetit të Haifa në Izrael, i cili konsiderohet të jetë vendi më i vjetër ku është prodhuar alkooli.

Besohet se në këtë vend është prodhuar bira më e vjetër në botë, 13.000 vite më parë.

“Kjo është dëshmia më e hershme e prodhimit të alkoolit që ne e dimë”, tha Dani Nadel, një nga arkeologët në Universitetin e Haifa.

Pranë vendit ku është prodhuar birra, ishte edhe një varrezë e vjetër.

Temat: