15:40 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zbulohet formacioni startues i Ernesto Valverdes për Super Kupën spanjolle

Kanë mbetur edhe katër ditë para se Barcelona të luajë në Super Kupën spanjolle ndaj Sevillës dhe Ernesto Valverde është duke e përgatitur formacionin startues të ndeshjes.

Pritet që ai të startojë me një formacion, 4-3-3, ku ai synon ta fitojë titullin e parë për sezonin e ri, transmeton IndeksOnline.

Jasper Cillessen pritet që të startojë në portë pasi që ai ka stërvitur dhe luajtur më shumë se Ter Stegen.

Pique është rikthyer dhe pritet të luajë në qendër të mbrojtjes me Clement Lenglet, derisa Jordi Alba do të startojë në të majtë dhe Nelson Samedo në të djathtë.

Sergi Roberto nuk do të luajë në mesfushë pasi që ai është i pezulluar.

Sergio Busquets do të luajë në qendër të mesfushës, teksa Arthur dhe Coutinho do të luajnë para tij. Ivan Rakitic nuk do të luajë pasi që ai është rikthyer vonë pas një kampanje të vonshme në Botëror.

Në sulm nuk ka dyshim se do të startojnë Lionel Messi dhe Luis Suarez. Pyetja është se kush do të jetë sulmuesi i tretë?

Mund të jetë Coutinho nëse Rakitic befasisht starton ose Malcom, teksa edhe Ousmane Dembele është një opsion./IndeksOnline/