12:18 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Zbulohet/ Fotoja që bëri bujë të madhe ishte fotoshop (Foto)

Veprimi i spanjollit, Sergio Ramosit ndaj anësorit egjiptian, Mohamed Salah “çmendi” gjithë botën.

Në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve, mes Real Madridit dhe Liverpoolit, Ramos bëri një ndërhyrje në drejtim të Salah, i cili u detyra të largohej nga loja për shkak të lëndimit që morri në shpatull, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes filluan të publikoheshin disa foto, ku shihet Ramos duke buzëqeshur, kurse Salah duke lënë fushën me lot në sy.

Pas katër ditëve, fotoja në fjalë është zbuluar se është një fotoshop dhe se Ramos nuk e ka bërë këtë gjest anti-sportiv.

Ndeshjen e finales së UEFA Champions League në fund e fitoi Real Madridi, duke fituar me rezultat 3-1./IndeksOnline/